Mamaja vritet nga djali i saj 5 vjeç, në shtëpi edhe 4 fëmijë të tjerë

 

Një 38 vjeçare u vra nga  djali i saj vetëm 5 vjeç I cili po mbante një armë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Arizona të premten.

Policia tha se gruaja e identifikuar si Michele Cox u godit në gjoks  ndërsa 4 fëmijët e saj, të moshës 4, 5, 11 dhe 12 vjeç dhe I dashuri ishin në shtëpi

Gruaja u dërgua në spital por plagët ishin fatale.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar se e kujt ishte arma që djali 5 vjeçar mori në dorë duke vrarë tragjikisht nënën e tij, shkruan Daily Mail.