Vila luksoze e Al Capone, vendi ku ‘gangsteri’ kaloi vitet e fundit të jetës rrezikon shembjen

Vila luksoze e Al Capone, vendi ku ‘gangsteri’  kaloi vitet e fundit

Shtëpia luksoze e gangsterit famëkeq, Al Capone në Florida do të shembet.

Bëhet fjalë për shtëpinë, në të cilën gangsteri kaloi ditët e tij të fundit. Në rininë e tij, Al Capone organizonte festa të mëdha në ambuentet e vilës luksoze.

Vila luksoze e Al Capone, vendi ku ‘gangsteri’  kaloi vitet e fundit

Vetëm tre vjet më vonë, gangsteri u burgos për evazion fiskal, duke vuajtur gjashtë vjet e gjysmë burg federal.

Zhvilluesit e pasurive të paluajtshme që kanë blerë pronën thonë se problemet strukturore të ndërtesës dhe trashëgimia e ‘dhunshme’ e Capones, nuk ia vlen të ruhet.

Vila luksoze e Al Capone, vendi ku ‘gangsteri’  kaloi vitet e fundit

Capone pagoi 40,000 dollarë për shtëpinë e Palm Island në 1928 dhe kaloi shumë vite atje, duke u 'fshehur' nga të ftohtit e Çikagos në dimër dhe padyshim nga armiqtë e tij.

Vila luksoze e Al Capone, vendi ku ‘gangsteri’  kaloi vitet e fundit

Me nofkën Scarface, Capone vdiq nga një sulm në zemër në një nga dhomat e mysafirëve në shtëpinë e Miami në 1947.