"Je pa maskë, duhet ta vendosësh" Qytetari i bën vërejtje gazetares, ja si reagon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2021, 10:06

Në rubrikën e Vox Pop me qytetarët e Tiranës, sot gazetarja e emisionit "Ditë e Re" shkoi pranë spitalit 'Nënë Tereza' për t'i pyetur qytetarët rreth vaksinimit të detyruar.
Teksa Enki pyet çiftin e të moshuarve nëse janë vaksinuar, burri i bën vërejtjen dhe i thotë 'të vendosë maskën, sepse duhet të mbrojmë njëri-tjetrin'. Gazetarja nga ana tjetër i përgjigjet, duke i thënë se është vaksinuar.
Qytetari: "I kemi bërë të dyja dozat. Nuk patëm frikë. Të gjithë duhet të mbrojmë njëri-tjetrin dhe ti je pa maskë, duhet ta vendosësh maskën."
Gazetarja: "Unë e kam bërë vaksinën, po ju ku e keni maskën?"
Na ndiqni çdo ditë nga e hënë në të premte, ora 07:00 deri 10:00, në Rtv Ora, nën shoqërinë e moderatorëve Arjola Shehu dhe Arjon Muça
