"Çmendet" moderatori i RTV Ora, bën tatuazh emrin e emisionit
Nga Ora News Përditësimi i fundit 6 Shtator 2021, 21:49
Ronaldo Sharka, gazetari i RTV Ora dhe Ora News, njëkohësisht autor i #EXPULS dhe "Ora Verore", pas suksesit të sezonit të parë të #EXPULS dhe pas mbylljes me sukses të edicionit të dytë të "Ora Verore" rikthehet në ekran me #EXPULS prej datës 18 shtator. Tradita e transmetimit vazhdon, çdo të shtune pak para mesnate, 23:00 në gjeneralistin RTV Ora.
Duke u munduar si gjithmonë të sjellë diçka ndryshe, Sharka ka bërë diçka që askujt nuk ia merrte mendja, të bënte tatuazh të përjetshëm emrin e emisionit.
Kjo është zbuluar nëpërmjet promos së dalë në transmetim pak çaste më parë, më poshtë keni videon: