Pesë mënyra si t'i kombinoni rrobat e verës në vjeshtë

Nuk mund të mohojmë se disa veshje janë sezonale , të tilla si pallto dhe çizmet e gjata, por një pjesë e madhe e veshjeve në gardërobën tonë mund të vishen pothuajse gjatë gjithë vitit.
Më poshtë ju tregojmë 5 mënyra se si t'i bëni rrobat tuaja të verës të duken të përshtatshme për vjeshtë.
1. Vishni fustani veror sipër streçeve, apo pantallonave

Një trend i dobishëm që do t’i japë qëndrueshmëri gardërobës suaj verore, është të vishni fustanet tuaja sipër pantallonave.
2. Vishni sandalet me çorape

Nëse dëshironi t'i vishni sandalet tuaja të preferuara edhe gjatë vjeshtës, atëherë mos guxoni t'i vishni me çorape. Një trend që mori pak më shumë kohë se trendet e tjera për tu aplikuar nga pasarela në jetën normale.
3. Transformoni veshjet tuaja verore me çizme

Kombinimi i fustaneve të verës me çizme do e bëjë veshjen tuaj të duket më e përshtatshme për vjeshtë.
4. Balanconi gjatësitë e shkurtra me një pallto të gjatë

Vishni sipër fustaneve, fundeve apo pantallonave të shkurtra një xhaketë apo pallto të gjatë dhe do të dukeni super trendi gjatë vjeshtës.
5. Vishini një bluzë apo këmishë sipër fustanit veror

Vishni fustanet poshtë pulovrave dhe trikove. Do të dukeni shumë elegante.
Burimi: marieclaire.gr
