“Jam tjetër”, Tuna rrëfen ekperiencën në Siri: Dhembje që të ngjitet për shpirti dhe të trishton
Tuna, pasi është është kthyer nga Siria, ku udhëtoi si pjesë e organizimit të ‘Forchildrensmile’ për t’i ndihmuar fëmijët që kanë përjetuar luftëra, ka treguar eksperiencën e saj gjatë ditëve që ka qëndruar atje.
Në një postim në rrjetet sociale, këngëtarja krahas fotove që ka postuar , ku shihen fëmijë dhe gra siriane, shkruan se situata atje e ka bërë të ndryshojë.
Ajo thotë se tashmë është një Tuna tjetër.
Postimi i plotë
“Kur ka qenë hera e fundit që jemi ndjerë falënderues për jetën që kemi, shtratin ku e shtrijmë kokën çdo natë, tryezat me ushqime… Udhëtimi në Siri, udhëtimi më emotiv në jetën time, nxiti në mua qindra pyetje dhe hapi dhjetëra dilema për njeriun, për njerëzimin. Përjetova emocione që shkojnë përtej mundësisë për t’i përshkruar me fjalë. Dhembje që të ngjitet për shpirti dhe të trishton, të bën të ndjehesh fajtor për skamjen, trishtimin dhe frikën me të cilën jetojnë çdo ditë.
Familje që jeton me ëndrrën: të ketë kulm mbi kokë, një nënkresë ku do ta venin kokën… Sy të pikëlluar fëmijësh nga ngarkesa mbi supet e njoma. U ktheva e riformësuar. Jam një Tuna tjetër që sapo ka filluar rrugën për të dhënë kontributin minimal që Tiani dhe Zeni të rritet në një botë me më shumë buzëqeshje fëmijësh. Në një botë më të mirë.”
View this post on Instagram
