"Një aksident i vockël nga një lojë e kotë" Ylli Limani përfundon në spital

Këngëtari i dashur për publikun shqiptar, Ylli Limani, ka përfunduar në spital pas një incidenti të vogël në plazh.

Fatmirësisht artisti gëzon shëndet, pasi ka pësuar vetëm një çarje të vogël në vetull.

Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtari nëpërmjet rrjeteve sociale, ku krahas fotove në spital ka shkruar: "Një aksident i vockël nga një lojë e kotë me gur në plazh".

Prej disa ditësh Ylli Limani po shijon pushimet në jug të Shqipërisë.