Art me pemë, artisti krijon portrete në mure duke përdorur degët dhe shkurret si “flokë”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2021, 07:53
Urbanizmi dhe natyra duken si gjëra kontradiktore, por kjo nuk është gjithmonë kështu. Ndonjëherë nëse imagjinata të lejon, të dyja mund të kombinohen duke formuar një bashkëpunim që krijon diçka vërtet të veçantë dhe unike.
Punimet e një artisti në Goiania, Brazil, po bëhen gjithnjë e më të njohura në mbarë botën. Artisti Fábio Gomes Trindade bën art në rrugë dhe punimet e tij kanë mahnitur njerëzit që i shohin.
Pse, mund të pyesni? Fábio është i mirënjohur për artin e tij në mure i cili bën portrete të mahnitshme të grave dhe fëmijëve duke përdorur degët e pemëve dhe shkurreve si flokë.
Puna e tij shpejt fillimisht u përhap në mediet sociale në të gjithë Brazilin dhe tani po përhapet në të gjithë botën./OraNews/








Fotot janë postuar në Instagramin e @fabiogomestrindade
