Video/ Koleksion i pazakontë, dalin në ankand 174 makina të braktisura

Jo gjithmonë imazhi dhe pamja nuk luajnë rol vendimtar për vlerën e një makine klasike, kështu që nuk është e çuditshme që makinat në gjendje shumë të keqe pas vitesh të tëra  të braktisura, të shiten me çmime jashtëzakonisht  të larta .

Një koleksion prej 174 makinash klasike të braktisura pritet të dalin  ankandin "London Barn Finds" në Mbretërinë e Bashkuar.

Spektakli i makinave të braktisura me siguri do të zgjojë interesin e shumë koleksionistëve, të cilët janë të vetëdijshëm se nën një trup të ndryshkur dhe të dëmtuar mund të fshihet një thesar i vërtetë.

Në video, duke se ka shumëllojshmëri makinash,  nga BMË M5 dhe 2002 deri te Porsche 911 Cabriolet, Mercedes-Benz por edhe VË T2 Camper dhe Scarabs.

Lajmi lidhur me ankandin u bë përmes Instagramit, ku thuhet se makinat do të jenë në dispozicion deri më 30 shtator, për të interesuarit që duan t’i shohin nga afër makinat  para ditës së ankandit.