Propaganda ruse në internet, operacion masiv me komente pro Kremlin nëpër medie perëndimore
Një operacion masiv keqinformimi në dobi të politikave të Rusisë, është zhvilluar nëpër mediet sociale sipas britanikëve. Ky operaciona ka shënjestruar disa prej medieve më të rëndësishme në perëndim për të dhënë idenë se NATO dhe demokracia liberale kanë dështuar, ndërsa rënia e Afganistanit në duar të talebanëve shënon fundin e qytetërimit Perëndimor.
Studiues britanikë kanë publikuar një hulumtim ku besojnë se një operacion masiv në internet që nga 2018-a është ndërmarrë nga Rusia për të ndikuar opinionin publik perëndimor në mbështetje të interesave të Kremlinit.
Seksionet e komenteve në 32 faqe internet të disa prej medieve më të shquara në Perëndim kanë qenë shënjestër e këtij operacioni.
Instituti për Kërkime në fushën e Sigurisë pranë Universitetit të Cardiffit zbuloi se 16 vende ishin nën shënjestrën e grupit të hakerave ndërsa mediet që përfshiheshin ishin Mail Online, Express dhe Time në Britani, Fox News të SHBA, Le Figaro në Francë, Der Spiegel dhe Die Welt në Gjermani dhe La Stampa në Itali.
Operacioni besohet të ketë filluar të paktën që në vitin 2018, ndërsa kohët e fundit u përqëndrua në dezinformimin e tërheqjes së fuqive të NATO-s nga Afganistani.
Një shembull për ta ilustruar këtë, studiuesit sollën rastin e “Mail Online”, ku kishte rreth 2500 komente sa i përket avancimit të talebanëve për të marrë pushtetin në Afganistan.
Po mbytej në det, policia shpëton pushuesin nga Kosova në Velipojë
6 Shtator, 13:29
Ndërsa ishin vetë rusët që e organizuan këtë seri komentesh, po mediet ruse e morën lajmin dhe shkruan artikuj me titullin "Britanikët e kanë krahasuar ardhjen e talebanëve në pushtet me fundin e civilizimit perëndimor".
Sipas studiuesve, këto operacione janë përdorur për të mbështetur narrativën e Rusisë për fundin e demokracisë liberale, dështimin e NATO -s dhe gatishmërinë Perëndimore për të mbështetur Ukrainën.
Komentet që mblidhen botohen në Rusi, por edhe në vende të tjera evropiane, veçanërisht në Bullgari. Shpërndarja e tyre bëhet më pas me anë të platformave të tjera në mediet sociale, Facebook, Instagram, telegram, Tëitter e të tjerë.
Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab reagoi për rastin duke thënë se ky raport nxjerr në pah kërcënimin për demokracinë perëndimore me anë të dezinformatave të mbështetura nga shteti rus nëpër internet.
Më herët ka qenë edhe vetë presidenti amerikan Biden që ka shprehur shqetësim për hakerimet në internet.
Në vitin 2014, moderatorët e seksionit të komenteve në medien britanike “The Guardian” shprehën shqetësimin e tyre për shtimin e ccuditshëm të komenteve pro Kremlinit, dhe ndërsa kërkohëj të gjurmohej vendndodhja e komentuesve, ajo ndryshonte shpesh, duke lënë të kuptohet se ishin profile false.

