Si në filma, 6 palestinezë arratisen nga burgu i sigurisë së lartë në Izrael përmes tunelit

Gjashtë palestinezë dhe militantë islamikë janë në arrati prej orësh pas ikjes si nëpër filma nga një burg i sigurisë së lartë në Izrael. Ushtria izraelite thotë se ka ngritur pika kontrolli edhe në territorin e pushtuar të Bregut Perëndimor.

Izraeli është vënë në ndjekje të gjashtë palestinezëve, mes tyre edhe militantë, të arratisur nga një burg i sigurisë së lartë.

Alarmi në burgun e Gilboas ra rreth orës 3 të mëngjesit kur autoritetet vërejtën disa figura të dyshimta jashtë perimetrit të sigurisë.

Si në filma, 6 palestinezë arratisen nga burgu i sigurisë së

Ndërkohë gjatë ekzaminimit të qelive u zbulua se të dënuarit kishin ikur nëpërmjet një tuneli të ngushtë që e kishin gërmuar duke nisur nga bideja e dhomës së tyre deri jashtë burgut.

Kryeministri izraelit, Naftali Benet, e quajti një incident të rëndë ngjarjen dhe mësohet se të 400 të burgosurit e tjerë janë zhvendosur për arsye sigurie prej dyshimeve se mund të jenë hapur tunele të reja për qëllime arratisjeje.

Si në filma, 6 palestinezë arratisen nga burgu i sigurisë së

Grupi islamik, "Hamas", i cili kontrollon Rripin e Gazës, i përgëzoi gjashtë palestinezët për aktin kurajoz dhe heroik ndërsa Xhihadi Islamik, grupi tjetër i armatosur dhe i fuqishëm në Gazë pas Hamasit, tha se akti ishte goditje e fortë ndaj forcës pushtuese siç është Izraeli.

Mes të arratisurve rezulton edhe Zakaria Zubeidi, një ish-udhëheqës i njohur i militantëve në qytetin e Xheninit, në Bregun Perëndimor.

Si në filma, 6 palestinezë arratisen nga burgu i sigurisë së

Ai u arrestua në vitin 2019 për terrorizëm.