WhatsApp gjobitet me 225 milion euro, shkeli ligjet e BE -së për privatësinë

Irlanda, selia evropiane e Facebook, i ka vendosur një gjobë prej 225 milionë eurosh WhatsApp pasi ka shkelur ligjet e BE -së për privatësinë e të dhënave.

Rezultati i një hetimi të nisur në dhjetor 2018, u rishikua lart me kërkesë të organeve rregullatore evropiane.

Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave (DPC) është kryesisht përgjegjës për mbikëqyrjen e respektimit të Kartës së BE -së për të Drejtat e të Dhënave GDPR.

Aplikacioni i mesazheve nuk "përmbushi detyrimet e tij të transparencës" në lidhje me komunikimin me përdoruesit për përdorimin e të dhënave.

"Ne nuk pajtohemi me vendimin e sotëm për transparencën që u siguruam njerëzve në 2018 dhe dënimet janë plotësisht joproporcionale. Ne do të apelojmë kundër këtij vendimi," është komenti mbi gjobën e vendosur nga Irlanda nga një zëdhënës i WhatsApp, i cili thekson se si platforma "është e përkushtuar për të siguruar një shërbim të sigurt dhe privat, shkruan ANSA.

"Ne kemi punuar për të siguruar që informacioni i dhënë është transparent dhe i plotë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë."/OraNews/