"Nuk ka shpresë", gruaja afgane: Çdo sekond ndjej se talibanët po vijnë për mua

Ditën (15 gusht) kur talibanët morën kontrollin e kryeqytetit të Afganistanit, të gjitha sallonet e bukurisë, dyqanet dhe qendrat estetike u mbyllën.
Tashmë pas largimit të trupave amerikanë nga vendi dhe pas marrjes së pushtetit nga talibanët, duket se jeta po 'normalizohet', gjithmonë nën kushtet e ligjeve ekstreme të talibanëve.
Disa biznese kanë filluar të rihapen, ndërsa shumë njerëz kanë frikë për të ardhmen e tyre.
Një ndër ta është grimierja Afsoon (jo emri i vërtetë), e cila rrëfen se industria e bukurisë po vuan pasojat nga sundimi i talibanëve.
Afsoon përjetoi momente të vështira dhe makthi në orët e para të mëngjesit të 15 gushtit. Atë të dielë grimireja mori një telefonatë nga kolegu i saj, i cili i tha "mos hajde në sallon, do mbyllemi".
Që prej asaj dite ajo u largua nga shtëpia dhe qendron e fshehur diku tjër, nga frika e talibanëve.
"Gratë në industrinë e bukurisë, veçanërisht njerëzit si unë që ishin të dukshëm dhe publikë me punën tonë janë objektiva për ata," thotë ajo.
"Ky është fundi për industrinë e bukurisë", shprehet Afsoon. Grimierja nuk ka asnjë dokument që mund t'i sigurojë largimin nga Afganistani.
Stuhia Ida/ New York shpall gjendje të jashtëzakonshme
2 Shtator, 07:48
"Nuk mund të flas për të ardhmen, sepse nuk di çfarë të pres. Çdo gjë për mua, tani, është e zezë. E vetmja gjë për të cilën mendoj është mbijetesa. Nuk kam frikë nga vdekja, por nuk dua të jetoj me frikë, e tmerruar dhe e pashpresë. Çdo sekond ndjej se talibanët po vijn për mua", thotë Afsoon për BBC.
Për herë të parë që prej vitit 2001 nuk ka më trupa amerikane në Afganistan, pasi Shtetet e Bashkuara përfunduan evakuimin e shumicës së shtetasve amerikanë dhe mijëra afganëve që ishin në rrezik.
Mbi 122.000 persona janë evakuuar me avionë nga aeroporti i Kabulit në dy javët e fundit, si pjesë e përpjekjeve të SHBA-së.
Ndërkohë, në ditët në vijim pritet që talibanët të krijojnë qeverinë e re në Afganistan.
I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 31-vjeçari në Mat
2 Shtator, 08:46



