Shtrëngohen masat, kushtet për të hyrë në Maqedoninë e Veriut nga 1 Shtatori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2021, 17:30
Maqedonia e Veriut ka vendosur masa të reja kufizuese anti Covid për personat që hyjnë në territorin e saj.
Autoritetet policore kanë njoftuar se duke filluar nga data 01.09.2021, të gjithë qytetarët të cilët do të hyjnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit COVID-19.
Personat të cilët nuk e disponojnë certifikatën, duhet të kenë kryer testin PCR SARS-CoV-2 (jo më vonë se 72 orë nga udhëtimi) ose testin e shpejtë antigen (jo më vonë se 48 orë).
Shtetasit të cilët do të udhëtojnë tranzit për në Maqedoni, duhet të plotësojnë një deklaratë në Pikat e Kalimit Kufitar me Maqedoninë e Veriut. /OraNews/
