Izraeli sulmon Hamasin, përballja me raketa dhe me zjarr në Rripin e Gazës

Edhe orët e vona të natës të së shtunës nuk kanë qenë të qeta në rripin e Gazës.

Avionët izraelitë kanë goditur sërish zonat e militantëve të Hamasit.

Ushtria izraelite tha përmes një deklarate se avionët kanë bombarduar një ndërtesë si kundërpërgjigje pas hedhjes së balonave me flakë në jug të Izraelit dhe protestave të dhunshme që janë mbajtur për dy javë me radhë.

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett në konferencën për medie në Uashington, ka theksuar se do të vendi i tij që do të veprojë në gaza sipas interesave të shtetit që ai përfaqëson.

Të shtunën, qindra aktivistë të mbështetur nga Hamasi mbajtën një protestë gjatë natës përgjatë kufirit me Izraelin, ku hodhën eksplozivë drejt forcave izraelite, të cilat u përgjigjën me të shtëna armësh.

Si pasojë e kësaj përplasje u raportua për tre persona të plagosur.

Protesta përgjatë kufirit janë mbajtur gjatë gjithë javës. Organizatorët thanë se kishin për qëllim që të rrisnin presionin ndaj Izraelit për të hequr bllokadën në territorin palestinez.

Të paktën 260 palestinezë u vranë gjatë luftimeve në muajin maj ndërmjet Hamasit dhe Izraelit, përfshirë 67 fëmijë dhe 39 gra, thuhet në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.

Hamasi ka pranuar se 80 militantë janë vrarë në këto luftime. Ndërkaq në Izrael, janë vrarë 12 civilë, përfshirë dy fëmijë dhe një ushtar izraelit. /OraNews/