Lind foshnja 6.5 kg, rast unik në Kosovë

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ardhur në jetë një  foshnjë që peshon rreth 6.5 kilogramë.

Lajmi është bërë i ditur nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, i cili e cilëson një rast të rrallë lindjen e kësaj foshnje. Qendra bën me dije se nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

"Rast i rrallë: Në Gjinekologji u lind një foshnjë afër 6.5 kilogramë

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u lind një foshnjë me peshë rreth 6.5 kilogramë, që përbën një rast unik në historinë e Klinikës së Gjinekologjisë.

Mes vështirësive, të cilat i ka krijuar Pandemia COVID-19, sidomos ditëve të fundit, një ekip i përbërë nga gjinekologë, anesteziologë dhe mami, realizuan suksesshëm lindjen me operacion.

Pacientja me inicialet I.P. nga Drenasi, e lindur në vitin 1991, që edhe dy lindjet e para i ka kryer me operacion, dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore."