FOTO/ Mali i Zi sekuestron mbi 1 ton kokainë me mbishkrimin "Covid", ishte fshehur në ngarkesën me banane

Policia malazeze sekuestroi një ngarkesë prej mbi 1 ton kokainë duke vënë në pranga dy persona. Pakot me lëndë narkotike që kishin mbishkrime me fjalën Covid dhe kode të tjera u sekuestruan në një kontejner me banane. Autoritetet lejuan kalimin e ngarkesës dhe ndoqën lëvizjet e trafikantëve deri në një magazinë në fshatin Zet me qëllim kapjen e pritësve të lëndës narkotike.
Policia e Malit të Zi sekuestroi një sasi rekord droge, mbi një ton kokainë të fshehur në një ngarkesë me banane.
Dy persona u arrestuan të enjten nga policia gjatë operacionit në rrethinat e Podgoricës, pasi autoritetet ndoqën ngarkesën me lëndë narkotike deri në magazinën ku do të dorëzohej.
"Droga u gjet e ndarë në 1,205 pako me një peshë totale mbi 1 ton," njoftuan autoritetet malazeze.
Sipas fotove të publikuara pas operacionit, pakot e kokainës kishin të stampuara mbishkrime me fjalën Covid dhe kode të tjera që mesa duket, identifikojnë pritësit e lëndës narkotike.
AKCIJA "187":
— Uprava policije Crne Gore (@PolicijaCG) August 27, 2021
⬇️@PolicijaCG u saradnji sa @CgUprava zaplijenila 1⃣.2⃣0⃣5⃣ pakovanja opojne droge kokain u mjestu Mojanovići, u Zeti, ukupne težine preko 1⃣ tone.
Droga je pronađena u pošiljci banana.
Dvije osobe lišene su slobode.@MupCg pic.twitter.com/r4bA5lAKcW
Kokaina në kontejnerin me banane ishte pikasur nga skanerat e Portit të Barit por autoritetet doganore e kishin lënë qëllimisht të kalonte deri sa të arrinte në destinacionin final për të identifikuar pronarët e mundshëm.
Personat e arrestuar, me iniciale Marijana K. dhe Buda K, u ndaluan brenda një depoje në fshatin Zet ku po vendosej sasia e drogës.
"Kjo është arritje e madhe e policisë tonë. Ne po bëjmë atë çka premtuam: Mali i Zi nuk do të jetë vend i krimit," reagoi nëpërmjet Twitter-it zv.kryeministri Dritan Abazoviç.
Rekordna zaplena kokaina u Podgorici - čak 1600 kilograma. Policija blokirala prilaze centru bezbednosti pic.twitter.com/hBOaWItjzP
— Đorđe (@blackadder1991) August 26, 2021
Mali i Zi së bashku me Serbinë fqinje në muajt e fundit e kanë intensifikuar luftën kundër krimit të organizuar, duke arrestuar disa të dyshuar.
Të dyja vendet aspirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Europian i cili e ka kusht zotimin për përballjen me korrupsionin dhe krimin në vend.