Banka Botërore pezullon ndihmën për Afganistanin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2021, 09:08
Banka Botërore ka pezulluar ndihmën për Afganistanin, pasi talibanët morën kontrollin e vendit më 15 gusht.
"Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në Afganistan dhe ndikimin në perspektivat e zhvillimit të vendit, veçanërisht për gratë," tha një zëdhënës për BBC.
Banka po eksploron mënyra për të mbetur e angazhuar dhe për të ruajtur të ardhurat në këtë periudhë të vështirë, tha një zëdhënës i bankës, shkruan Ora News.
Banka Botërore aktualisht ka më shumë se 24 projekte zhvillimi në Afganistan dhe ka siguruar 5.3 miliardë dollarë, që nga viti 2002, sipas faqes zyrtare të bankës.

