Protestojnë mjekët në Florida: Vaksinohuni! Jemi rraskapitur nga rritja e shtrimeve
Një grup mjekësh në Floridën e Jugut shprehën kundërshtimin e tyre ndaj të pavaksinuarve. Ata dolën nga spitali për të protestuar kundër rritjes së shtrimeve në spital, për shkak të personave, që refuzojnë të vaksinohen.
Gjatë protestës, ata thanë se janë lodhur nga puna e madhe në mes të rritjes së shtrimeve në spital.
“Jemi të rraskapitur. Durimi dhe rezervat tona po mbarojnë, kemi nevojë për ndihmë," tha Dr. Daria Rupees në NBC 8, nga Qendra Mjekësore Palm Beach.
Përhapja e virusit, për shkak të efektit gjithëpërfshirës të mutacionit Delta , ka prekur kryesisht Florida në krahasim me pjesën tjetër të shteteve amerikane.
Pesë policë humbën jetën javën e kaluar, përfshirë një oficer 27-vjeçar, për shkak të Covid-19.
Në të njëjtën kohë, trondit një nënë në Florida, e cila humbi dy djemtë e saj nga virusi brenda 24 orëve dhe tani po i bën thirrje gjithë botës që të vaksinohet.


