Ambasada e SHBA këshillon qytetarët amerikanë: Shmangni Aeroportin e Kabulit, kërcënim potencial
Teksa në Afganistan vazhdon kaosi, shtetasit amerikanë këshillohen të mos nisen drejt Aeroportit të Kabulit pa një konfirmim, duke paralajmëruar për “kërcënim potencial jashtë portave” të Aeroportit.
Njoftimi ka ardhur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Afganistan nëpërmjet një deklaratë në faqen zyrtare.
“Këshillojmë shtetasit amerikanë që të shmangin udhëtimin në Aeroport dhe të shmangin portat e Aeroportit në këtë kohë, përveç nëse merrni udhëzime individuale nga ndonjë përfaqësues i Qeverisë amerikane për të vepruar ndryshe”.
Ambasada ka bëri thirrje që shtetasit amerikan në Afganistan, që nuk ka mbushur Kërkesën për Ndihmë rreth Riatdhesimit, “duhet ta bëjnë këtë sa më shpejt”.
“Mos e kontaktoni Ambasadën amerikane në Kabul për detaje apo përditësime rreth fluturimeve. Ky formular është mundësia e vetme për të treguar interesim rreth fluturimeve”.
Një numër i madh afganësh tentojnë të largohen nga Afganistani nëpërmjet aeroportit ku situata është e rënduar. Ndërsa talibanët fajësojnë fuqitë perëndimore që nuk kanë hartuar plan më të mirë evakuimi.
Më herët, presidenti amerikan Biden paralajmëroi për humbje të jetëve gjatë evakuimeve nga Kabuli, duke e konsideruar një proces të vështirë. Deri më tani Shtetet e Bashkuara kanë shpëtuar 13,000 persona.
