Video/ Shkuan t'i vjedhin, i pret me plumba, shikoni si ikin hajdutët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Gusht 2021, 21:54
Pamjet e sigurisë kapën momentin kur katër të dyshuar të armatosur u përpoqën të hynin me forcë në një shtëpi për të vjedhur, por nuk e kishin pritur atë që i ndodhi më pas.
Sipas Departamentit të Policisë në Phoenix ata u pritën me breshëri plumbash në momentin që po përpiqeshin të hynin brenda.
Në pamje shihen 4 burra duke dalë nga një makinë dhe i afrohen shtëpisë. Ata ishin të maskuar dhe fytyrat nuk i dallohen.
Kur dy prej tyre përpiqen të hapin derën dikush nga brenda fillon dhe gjuan me breshëri. Më pas të katërt fillojnë të vrapojnë drejt makinës dhe largohen me shpejtësi.
Të dyshuarit nuk janë arritur të identifikohen dhe kapen nga policia dhe nuk dihet ende nëse ndonjëri prej tyre është plagosur nga breshëria e plumbave.
