Ushtarja gatoi kekë me kanabis për kolegët e saj, rrezikon 5 vite burg

Një ushtare në Kanada rrezikon të dënohet me 5 vite burg pasi iu dha kolegëve të saj kekë me kanabis gjatë disa manovrave ushtarake me armë të vërteta.

Rasti i Sandra Cogswell  shënon herën e parë në Kanada që një ushtar është shpallur fajtor për administrimin e kanabisit te kolegët pa pëlqimin e tyre.

Komandantja Sandra Sukstorf, gjykatësja kryesuese e gjykatës ushtarake, e quajti sjelljen e Cogswell "tronditëse dhe të papranueshme" dhe se veprimet e saj mund të kishin rezultuar në vdekjen e kolegëve.

Në dëshminë e saj, Cogswell i tha policisë ushtarake se ajo bëri kekë me çokollatë për shokët e saj ushtarë, por mohoi të ketë shtuar kanabis.

Gjatë hetimit pesë ushtarë rezultuan pozitivë për tetrahidrokanabinol (THC). Gjithashtu në mbështjellëset  e kekëve u gjet prania e THC.

Sipas kodit penal të Kanadasë, Cogswell përballet me një maksimum prej pesë vitesh burg dhe "shkarkim me turp" nga ushtria sipas Aktit të Mbrojtjes Kombëtare.