Kaosi në aeroportin e Kabulit/ Talibanët gjuajnë me shkopinj afganët
Turma të mëdha njerëzish janë regjistruar sot në hyrjen aeroportit të Kabulit, ndërkohë SHBA paralajmërojnë shtetasit e saj, të shmangin udhëtimet në aeroport për shkak të "mungesës së sigurisë".
Sky News raporton se militantët talibanë gjuajnë me shkopinj afganët, që ndodhen në pjesën e parme të aeroportit, duke thënë se në hyrje ndodhen më mijëra qytetarë afganë.
SHBA nuk janë vendi i vetëm që ngrenë shqetësim për situatën në Afganistan.
Ministria e Jashtme e Zvicrës tha se situata rreth aeroportit ishte "përkeqësuar ndjeshëm në orët e fundit", me një numër të madh njerëzish jashtë, duke shtuar se ka ndaluar fluturimet e planifikuara, për evakuimin e qytetarëve nga Kabuli.
Qeveria gjermane, ndërkohë, ka paralajmëruar se "situata e sigurisë në aeroport është ende jashtëzakonisht e rrezikshme dhe hyrja në aeroport shpesh nuk është e mundur". Detajet e sakta të asaj që po ndodh në aeroport mbeten të paqarta.

