Dëshpërim në Afaganistan: Nëse nuk na merrni neve, shpëtoni fëmijët tanë

Dëshpërim në Afaganistan: Nëse nuk na merrni neve,

Dëshpërim dhe frikë. Këto janë ndjenjat e afganëve pasi talibanët erdhën në pushtet. Një javë ka kaluar nga dita kur lëvizja e tyre festoi ardhjen e tyre në Kabul, ditët kur mijëra afganë u mblodhën në aeroport, me shpresën për të ikur nga vendi.

Bashkëthemeluesi i talibanëve Mullah Abdul Ghani Baradar është tashmë në Afganistan për bisedime me anëtarët e tjerë të lëvizjes islamike dhe politikanët për të formuar një qeveri të re afgane.

Ndërsa talibanët përpiqen të tregojnë një fytyrë të re, më të moderuar, afganët, nga frika se më e keqja nuk ka ardhur  akoma, po nxitojnë në aeroport, rruga e vetme për tu arratisur.

Dëshpërim në Afaganistan: Nëse nuk na merrni neve,

Me talibanët në pushtet, kryeqyteti ra, lëvizja islamike fitoi dhe presidenti afgan Ashraf Ghani u arratis. Njerëzit e lënë pas janë të pambrojtur dhe nuk kanë asnjë shans për të shpëtuar. Ende ka kaos në aeroportin e Kabulit.

Ushtarët kanë rrethuar zonën me tela me gjemba, për të parandaluar mijëra familje të hipin në një nga aeroplanët e ardhshëm ushtarakë.

Prindërit që duan një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre i hedhin mbi tela, duke iu lutur ushtarëve amerikanë, kanadezë, britanikë dhe gjermanë që t'i marrin me vete. Ata e dinë se kjo është mënyra e vetme për t'i shpëtuar regjimit të ri.

Dëshpërim në Afaganistan: Nëse nuk na merrni neve,

“Meqenëse nuk na merrni, merrni fëmijët tanë. Shpëtojini ”, përgjërohen prindërit.

Brezi i ri i afganëve, djem dhe vajza, të cilët patën fatin të rriten në një regjim më të lirë, po kërkojnë me dëshpërim një mënyrë për të shpëtuar.

Mënyra e vetme që mund të futeni brenda aeroportit, siç përshkruhet nga një i dërguar i BBC, është të jeni në gjendje të kapërceni gjithë këtë turmë dhe të tregoni dokumentet tuaja, që justifikojnë largimin dhe duke shpresuar se ushtarët do t'ju lejojnë të kaloni.

Dëshpërim në Afaganistan: Nëse nuk na merrni neve,

Ndërkohë, talibanët po kërkojnë të gjejnë ata afganë që kanë punuar me të huajt vitet e fundit. Shumë prej tyre kanë ikur në male, nga frika se mos bien në duart e anëtarëve të lëvizjes ekstreme islamike.