Fotolajm/ Situata jashtë aeroportit të Kabulit
Ndërsa fluturimet për evakuimin e qytetarëve kanë nisur, talibanët kontrollojnë dokumentet e personave që mbërrijnë në aeroport.
Hyrja në aeroport është shumë e vështirë, përcjell BBC.

Pak më parë NATO ka njoftuar nëpërmjet një deklarate se pezullon çdo mbështetje për autoritetet afgane dhe këmbëngul se qeveria e ardhshme duhet të përmbushë detyrimet ndërkombëtare dhe të mbrojë të drejtat e njeriut.
Prej 6 ditësh kaosi dhe paniku mbizotërojnë në Afganistan, që prej marrjes së pushtetit të vendit nga talibanët.

Që prej 15 gushtit, qytetarët afganë janë dyndur drejt aeroportit për të shpëtuar nga grupi ekstremist.
Pavarësisht se talibanët thanë në konferencën e tyre të parë se synojnë paqen, ata kanë penguar evakuimin e afganëve, duke shkaktuar vdekjen e 12 personave në aeroportin e Kabulit.
NATO ka pohuar se prej 15 gushtit janë evakuuar 18.000 shtetas.

