Guvernatori Cuomo mbetet vetëm, pas akuzave për ngacmim seksual sekretarja jep dorëheqjen

Megjithë thirrjet nga gjithë spektri politik amerikan, përfshirë edhe qytetarët, guvernatori Andrew Cuomo nuk pranon që të jap dorëheqjen pas akuzave për ngacmim seksual.

Këtë fillimjavë sekretarja e tij pesonale Melisa DeRosa ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i saj.

"Për mua personalisht, dy vitet e fundit kanë qenë të vështirë emocionalisht dhe mendërisht. U jam gjithmonë mirënjohës për mundësinë që kam punuar me kolegë të talentuar në emër të shtetit tonë," tha De Rosa në një deklaratë.

Raporti i bërë publik nga mediet amerikane pas një hetimi të prokurorisë zbuloi se Cuomo, në kundërshtim me ligjin, ngacmoi, puthi ose bëri komente sugjestive për 11 gra. Autoritetet po bëhen gati për të nisur një hetim penal nga guvernatorit të New Yorkut.

Lindsey Boylan ishte personi i parë që foli publikisht për ngacmimet seksuale të guvernatorit. Pas saj ishin edhe 10 gra të tjera që folën për autoritetet, ndërsa në fund raporti shkruante se mjedisi ku punonin gratë ishte i papërshtatshëm për to.

Ikja e sekretares së tij personale, De Rosa, sipas analistëve amerikanë është shenjë e braktisjes së politikanit të lartë njujorkez në ditët e veta më të vështira. DeRosa ka qenë pjesë e administratës që në vitin dhe ndoshta ishte fytyra më e njohur në administratë pas Cuomos, shkruajnë mediet amerikane.

Cuomo deri më tani i ka rezistuar thirrjeve që ai të japë dorëheqjen, por ai së shpejti mund të përballet me fajësimin penal dhe largimin nga detyra prej ligjvënësve të shtetit.

Komiteti Gjyqësori I Shtetit të Neë Yorkut pritet të dakordësohet këtë të hënë për procedurat për fajësimin e guvernatorit mbi akuzat e ngacmimit seksual.

Andreë Cuomo do të ishte një nga politikanët më në zë vetëm një vit më parë. Polemikat e tij me ish-presidentin Trump dhe menaxhimi i pandemisë e kthyen atë në një yll në ngjitje në skuadrën e demokratëve amerikanë. Mjaftuan këto akuza dhe deklarata e kryeprokurores së New Yorkut për raportin që kishte hartuar, që Cuomo të cilësohet se i ka dhënë fund karrierës politike, ndërsa pritet edhe hetim penal për të.