Arabia Saudite do të lejojë 60.000 besmitarë myslimanë në muaj në peligrinazhin e Umrah-s, nevojitet certifikatë vaksinimi

Duke filluar nga 9 gushti, myslimanët që jetojnë jashtë Arabisë Saudite do të kenë mundësinë të kryejnë pelegrinazhin e Umra-së, një ritual që kryhet nga besimtarët në çdo kohë, me qëllim afrimin e tyre tek Zoti dhe faljen e mëkateve.

Sipas njoftimit të agjencisë shtetërore të lajmeve, SPA, për shkak të situatës së Covid-19, kapaciteti do të jetë i kufizuar me rreth 60,000 pelegrinë në muaj, por mund të ndryshojë dhe të lejohen deri në 2 milionë.

Krahas masave të rrepta, atyre gjithashtu do iu kërkohet që të paraqesin certifikatën e autorizuar, e cila dëshmon vaksinimin e  tyre.

Qeveria e Arabisë Saudite ka njoftuar se të gjithë pelegrinët do kryejnë një karantinim tre-ditor.

Gjatë kësaj kohe do iu kontrollohet temperatura përmes kamerave termike në hyrjet e xhamisë, si dhe do të jenë të detyruar të respektojnë distancimin social.

Umrah është një pelegrinazh në dy vendet më të shenjta të Islamit në qytetet e Mekës dhe Medines dhe mund të ndërmerret në çdo kohë të vitit.

Ai është i dallueshëm nga Haxhi, i cili bëhet një herë në vit.

Krahas rëndësisë që kanë për besimtarët myslimanë, pelegrinazhet janë burim kryesore të ardhurash, me rreth 12 miliardë dollarë në vit në kohë normale.