Green Pass false me Telegram, kundrej pagesës deri në 500 euro

Ideues të këtij sistemi që menaxhonte 32 kanale Telegram ishin 4 persona, dy prej të ciëlve minorenë.

Autoritetet policore italiane të qyteteve Milano e Bari në koordinimin e Prokurorisë së Përgjithshme pranë Gjykatave Milano e Roma e Gjykatës së Minorenëve në Bari kanë ekzekutuar mëngjesin e sotëm operacionin e koduar "Fake pass", i cili ka cuar në shkatërrimin e një rrjeti kriminal online i cili u garantonte klientëve Green Pass falso kundrejt pagesës nga 150 euro në 500 euro në sistemin e kriptovalutës apo për të kryer blerje në plataforma shopping online.

"Më dërgo të dhënat e tua e një doktoreshë, bashkëpuntore e jona, do të të plotësoj një çertifikatë vaksinale e cila do të vërtetojë se je realisht i vaksinuar e më pas do të marrrësh dhe Green Pass", ishte mesazhi i mbërritur përmes plataformës së komunikimit Telegram tek mjaft klientë, të cilëve u garantohej anonimati absolut për shitjen e Green Pass-eve të rreme.

Analiza teknike e investigative e Policisë Postale italiane ka mundur të identifikojë 4 përgjegjës, 2 prej të cilëve minorenë si administratorë të 32 kanaleve Telegram të specializuar për ofertën ilegale të Certifikatës jeshile.

 Të katër personat janë vënë nën hetim për krimin e mashtrimit e falisfikimit e është sekUEstruar i gjithë sistemi online në përdorim të tyre.

Hetimet janë në vazhdim e sipër pasi janë me miëjra klientë të përfshirë në këtë mashtrim e dhjetra kanale të tjera telegarm që ofrojnë Grenn Pass fiktivë.