Raporti iOKB-së për klimën: Njerëzimi në rrezik, temperaturat veç do rriten nëse...

Vetëm përgjatë kësaj vere kemi parë në të gjitha kontinentet fenomene të rrezikshme natyrore me intensitet më të lartë se më parë.

Përmbytje në Europë, zjarre në Siberi, shkrirje akullnajash në Grinlandë dhe thatësirë në Indi.

Shkencëtarët e klimës anekënd botës janë të shqetësuar për ndryshimet e shpejta klimatike.

Organizata e Kombeve të Bashkuara bëri publik një raport këtë të hënë, 9 gusht, ku thotë se projeksionet për rritjen e temperaturave mund të ndryshojnë për shkak të ndikimit tejet të madh në dëmitim të natyrës nga njerëzit dhe qeveritë anekënd botës.

Ekspertët thonë në raport se një rritje e nivelit të detit me 2 metër deri në fund të këtij shekulli "nuk mund të përjashtohet".

Ekspertët që kanë hartuar këtë raport të rëndësishëm i kërkojnë qeverive nëpër botë që të shkurtojnë menjëherë dhe në mënyrë drastike emetimin e gazrave sere që të mund të stabilizohet rritja e temperaturave.

Ky raport i publikuar nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike vjen si një përmbledhje për gjendjen në terren të situatës që ka prodhuar rritja e tempereaturave dhe projeksionet që priten në dekadën e ardhshme. Publikimii raportit të rëndësishëm vjen pak muaj përpara samitit më të rëndësishëm klimatik që pritet të mbahet në Glasgoë.

"Raporti i sotëm është alarm i kuq për njerëzimin," tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

"Nëse bashkojmë forcat tani mund ta shmangim katastrofën klimatike. Por, siç e bën të qartë raporti, nuk ka kohë për vonesë dhe nuk ka vend për justifikime. “ – tha kreu i OKB-së.