SHBA, mësoi se i kishte përdhunuar të motrën e mitur, 26-vjeçari vret shokun e qelisë
Një 26 vjeçar vrau shokun e tij të qelisë në burg pasi zbuloi se para pak vitesh ky i fundit i kishte përdhunuar motrën e tij të mitur.
Ngjarja ndodhi në njërën nga qelitë e burgut në Uashington, ku Shane Goldsby, 26 vjeç po qëndronte në të njëjtën qeli me Robert Munger, 70 vjeç.
Ky i fundit ishte dënuar me 43 vite burgim për përdhunimin e fëmijëve të mitur dhe përdorim të videove intime pornografike.
Ndërkohë, gjatë qëndrimit në burg, 26-vjeçari zbuloi se motra e tij e mitur ishte gjithashtu një prej fëmijëve, të cilët kishin rënë pre e përdhunimeve të 70-vjeçarit.
Gjatë orarit të ajrimit, Robert Munger po tregonte detaje të aktit kriminal që kishte kryer ndaj të miturës, kur 26-vjeçari rrëmbeu sende të forta dhe e goditi në mënyrë të pakontrolluar më shumë se 14 herë në kokë e në fytyrë duke e lënë pa ndjenja.
Në vendngjarje mbërritën gardianët e burgut dhe efektivë e oficerë policie, të cilët e dërguan 70-vjeçarin drejt shërbimit spitalor.
Ndërsa, Munger, pas tre ditësh qëndrimi në spital, humbi jetën duke mos mundur t’i rezistojë plagëve të marra.
