Lukaku përçan Interin. Marotta e Ausilio mund të largohen pas përplasjeve për shitjen e bomberit belg

Çështja Lukaku ka tronditur Interin. Kampionët e Italisë janë pranë humbjes së lojtarit më të mirë, Romelu Lukaku pak për dëshirën e tij e më shumë të drejtuesve. Bomberi belg do të rikthehet në Premier League te Chelsea me një pagë milionere, 12 mln neto në sezon dhe zikaltërit do të arkëtojnë në total 130 mln euro por kjo çështje nuk mbaron këtu.

Shitja e Lukakut ka sjellë reagimin e tifozëve me të drejtë, por edhe drejtuesit janë të pakënaqur dhe nuk e kanë llogaritur asnjëherë shitjen e lojtarit të tyre më të mirë, që do të thotë se gjithçka duhet rinisur dhe ndërtuar nga e para dhe lojtarë të tillë vështirë të gjesh.

Siç mésohet, adminsitratori Marotta dhe Dr. Sportiv, Ausilio mund të kërkojnë largimin me mbylljen e merkatos pasi kanë probleme me pronarët kinezë. Ishin këta të fundit që kishin premtuar shitjen e vetëm një top playeri por tani kinezët e Suning duan edhe të shesin Lukakun, për një shumë marramendëse. Në kundërshtim idesh, Marotta e Ausilio mund të bëjnë një hap pas që do të shkaktonte edhe një kaos të madh te Kampionët në fuqi të Serisë A.