Greqi/ Lëkundje tërmeti me magnitudë 5.2 në det, afër Turqisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Gusht 2021, 07:43
Lëkundje tërmeti me magnitudë 5.2 të shkallës rihter është regjistruar në det, jashtë ishujve grekë të Dodekanezit, jo shumë larg kufirit me Turqinë.
Për momentin nuk raportohen dëme dhe lëndime në njerëz.
Tërmeti kishte 20 km thellësi dhe një epiqendër jo shumë larg ishullit Nisiro.
Brenda një ore në këtë pjesë janë shënuar një sërë lëkundjesh.