Vrasja makabre e shqiptares në Athinë, tronditin deklaratat e fqinjëve: Anisa thërriste "ndihmë"

Shqiptari 40-vjeçar, i cili vrau bashkëshorten dje, 30 korrik, në Athinë është dërguar sot në prokurorinë greke për të dëshmuar.

Mediet greke raportojnë se shqiptari e ka vrarë gruan me thikën e mishit të  lokalit që ai kishte në Athinë.  Dëshmitë e fqinjëve të çiftit janë tronditësë. Ata thonë  se çifti konfliktonte shpesh dhe se dëgjonin britma nga apartamenti i tyre.

Ata kanë dëshmuar se bashkëshorti vrasës ishte xheloz. Madje disa nga fqinjët kanë dëgjuar gruan fatkeqe, të thotë mes britmash "ndihmë".

Mediet greke raportojnë se Anisa dhe Florand Shehu prej kohësh kishin në debate mes tyre, ndërsa shkaku kryesor ishte xhelozia e tij. Autori deklaroi se e vrau bashkëshorten për shkak të xhelozisë.

40-vjeçari para një muaj ishte thirrur nga policia pas debateve që kishin, por ata ishin mjaftuar vetëm në një këshillim për çështjen. Viktima u gjet në banesë në një pellg gjaku me shumë shenja thike në trup.

Çifti i shqiptarëve ka një djalë 10 vjeç, ndërsa autori nga Buzi i Tepelenës ka një lokal në Athinë. Para një viti lokali ishte mbyllur për 1 muaj mbas një sherri që çifti kishte bërë brenda biznesit