Detaje nga vrasja makabre e shqiptares në Athinë: Policia e dinte për sherret por heshti

31-vjeçarja nga Elbasani, Anisa Shehu humbi jetën dje, pasi bashkëshorti i preu fytin me thikën e mishit, që përdorte në lokal.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në orët e mesditës në lagjen Dhafni, në Athinë.

Mediet greke raportojnë se Anisa dhe Florand Shehu prej kohësh kishin në debate mes tyre, ndërsa shkaku kryesor ishte xhelozia e tij.

Autori deklaroi se e vrau bashkëshorten për shkak të xhelozisë.

40-vjeçari para një muaj ishte thirrur nga policia pas debateve që kishin, por ata ishin mjaftuar vetëm në një këshillim për çështjen.

Viktima u gjet në banesë në një pellg gjaku me shumë shenja thike në trup.

Çifti i shqiptarëve ka një djalë 10 vjeç, ndërsa autori nga Buzi i Tepelenës ka një lokal në Athinë.

Para një viti lokali ishte mbyllur për 1 muaj mbas një sherri që çifti kishte bërë brenda biznesit.