Artistët lëndë narkotike në koncerte?! Demika nga Saranda u jep fund pikëpyetjeve

Në një intervistë për Ora Verore në RTV Ora, drejtori artistik Xhani Demika, i është përgjigjur pyetjes së gazetarit Ronaldo Sharka se sa e konsumojnë artistët shqiptarë lëndën narkotike.

Ai ka thënë se artistët konsumojnë vetëm ujë dhe sipas tij nuk kanë kohë të konsumojnë lëndë narkotike.

"Të gjithë artistët shqiptarë janë dehur duke pirë bidona me ujë. Është sezoni i vetëm që ne nuk na shpenzojnë për alkool, na shpenzojnë vetëm për ujë. Nuk kanë kohë të pinë lëndë narkotike."- shprehet ai.