“Ka pasur hatërmbetje me artistë”/ Demika: Shoqëria ime me Dafinën do ngelet deri...
I ftuar në emisionin “Ora Verore” në RTV Ora, drejtori artistik Xhani Demika, ka treguar marrëdhëniet që ka me këngëtaren Dafina Zeqiri.
Ai është shprehur se ka që prej 10 vitesh që njihen me Zeqirin teksa shton se kjo e fundit është një artiste e talentuar.
I fejuar?! Përgjigjet 2Ton: Gjithkush ka nevojë që…
3 Gusht, 18:25
Më tej shton që nuk i ka prishur marrëdhëniet me asnjë nga artistët, por megjithatë ka pasur hatërmbetje.
“Me Dafinën njihem prej 10 vitesh është mikeshë shumë e mirë për mua, është një artiste shumë e talentuar, është një artiste që kohët e fundit bën një shpërthim siç ka qenë Dafina para 10 vitesh. Shumë shpejt Dafina do të jetë sërish në Sarandë do të ketë koncert.
Dafina mbetet Dafinë, kështu që shoqëria ime me Dafinën do ngelet derisa unë të lejë punë dhe Dafina të lërë muzikën se atëherë do ngelemi ç’kemi si kalon. Për t’u prishur nuk jam prishur me asnjeri, i kam ruajtur marrëdhëniet me gjithë artistët, pandemia ka qenë ajo që na largoi pak por prapë kemi pasur kontakte. Mund të ketë hatërmbetje nga artistë për shkak të profesionit. Unë nuk zgjedh publiku ose çfarë dua unë, jemi një staf që diskutohet pastaj shihet ecuria e publikut, shihen shumë pika që të ftohet një artist"- shprehet ai.

