Lidhja me Fiorentina Halilin? Demika: Shpresoj të martohet shpejt, ta heqë qafe

I ftuar në emisionin Ora Verore” në RTV Ora, drejtori artistik Xhani Demika, ka treguar se me Fiorentina Halilin, nuk ka pasur asgjë më shumë përveç lidhjes shoqërore.

Ai thotë se Halilin e ka shoqe të vjetër, ndërkohë kjo e fundit sipas tij është në një lidhje që prej disa vitesh. 

Demika: Shpresoj të martohet shumë shpejt sepse ka thënë që 2022 nuk më gjen beqare, shpresoj që të martohet që edhe unë ta heq qafe. Bëj, shaka është gocë shumë e mirë, e njoh prej vitesh. Është shumë e vështirë të krijosh shoqëri të reja kështu që vazhdojmë akoma të qëndrojmë në shoqëri të vjetra siç kemi qenë.

Ronaldo Sharka: Ka pasur ndonjë gjë mes jush më shumë se shoqëria?

Demika: Asnjëherë, pasi edhe Fiorentina di lidhjet e mia ose ato gafat e mia, dhe unë i di të gjitha për atë sepse Fiorentina ka vite në një lidhje.