Orët e fundit të kthimit nga Siria/ Gratë e fëmijët shqiptarë në aeroportin e Bejrutit

Do të mbërrijnë sot në Tiranë 19 gra dhe fëmijë të cilët arritën të liroheshin nga  Kampi Roj, në fshatin Derik, në verilindje të Sirisë.

Në orën 08:00 avioni pritet të zbresë në Rinas, ndërsa është lajmëruar dhe një konferencë për median nga kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë gjatë natës gratë e fëmijët kanë mbërritur nga Siria në aeroportin e Bejrutit, “Rafic Hariri”