"Shpirti", Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi masën e GJKKO për të arrestuarit

Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë te dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për 18 persona nga 28 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Shpirti”.

Për 14 prej tyre, Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest me burg”.

Ndërkohë prokurori Maskim Sota, ish zv.drejtori i Policisë së Vlorës, Ilirjan Balla dhe dy të arrestuarit e tjerë Abdyl Krasniqi dhe Luan Krasniqi, janë lënë në arrest shtëpie. Ndërkohë që 4 persona të tjerë janë të shpallur në kërkim nga Policia.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se të arrestuarit kanë pretenduar në seancë që prokuroria nuk ka prova për t'i fajësuar, përveç dëshimve të penduarve.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,Vendosi: miratimin e vendimit nr 45, date 30.06.2021 dhe te vendimit nr 51 date 04.07.2021 te gjykates se posacme te shkalles se pare per korrupsionin dhe krimin e organizuar per pjesen e ankuar nga te hetuarit MÇ, ShK, MS, AN, AK, IG, TK, SK, ÇGj, IB, EZ, AZ, LZ, GZ, EH, KA. Mospranimin e ankimit te paraqitur mga i hetuari FL ndaj vendimit te caktomit te mases se sigurimit me ne 45 dtae 30.06.2021 vazhduar me vendimin nr 52 date 04.07.2021 te gjykates se posacme te shkalles se pare per korrupsionin dhe krimin e organizuar”, njofton gjykata.

"Operacioni "Shpirti" ishte vijim i operacionit “Shefi” dhe "Kulmi" në vitin 2018 dhe 2020.

Bashkëpunëtorët e drejtësisë ndihmuan për të zbardhur rrjetin po ashtu dhe të gjithë “zinxhirin e prodhimit” të lëndës narkotike, që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe trafikimi në drejtim të brigjeve pugliese me mjete lundruese të fuqishme.

Gjatë operacionit u sekuestruan dhe pasuri në vlerën e 4 milionë eurove.

"Shpirti" si ranë në kurth

28 të arrestuarit janë


1-Aleks Memaj

2-Jovan Memaj

3-Aleksandër Neço

4-Shkëlzen Kamberi

5-Benard Tahiraj

6-Marenglen Çaçi

7-Erind Hysomemaj

8-Klajdi Ademi (Hysomemaj)

9-Toni (Elton) Kushi

10-Erion Hoxhara

11-Çezar Gjomemo

12-Saimir Kurti,Drejtor i zyrës së Punës në Bashkinë Kavajë. Akuza per "trafik narkotikesh" "grup i strukturuar"

13-Malton Lleshi

14-Shkëlzen Daci

15-Eltjon Bregasi

16-Paul (Agustin) Deda, shoqëruesi i ish ministrit të Brendshëm.  Akuza per "trafik narkotikesh" "grup i strukturuar" 

17-Hekuran Marku, shoqëruesi i ish ministrit të Brendshëm.  Akuza per "trafik narkotikesh" "grup i strukturuar"  

18-Hamid Seferi

19-Leonidha Sejdiaj

20-Ilir Gaga

21-Luan Zylyftari

22-Geri Zylyftari

23-Erlind Zylyftari

24-Artan Zylyftari

25-Artur Krasniqi, "arrest shtëpie", nga Kavaja, Akuza "Shpërdorim detyre". 

26-Ilirjan Balla, shef i trafiqeve në drejtorine e pergjithshme te policise, në "arrest shtëpie". Akuza "Shpërdorim detyre"

27-Maksim Sota,  prokuror i Vlorës, në "arrrest shtëpie". Akuza "Shpërdorim detyre"

28-Festim Lelaj,  ish-efektv i policisë i dënuar për trafik droge. Akuza "Shpërdorim detyre