Po ushqehej me gji, humb jetën foshnja e sapolindur

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Uells ku një foshnjë e cila kishte vetëm 3 ditë që kishte lindur, ka vdekur  në shtrat pasi është ushqyer me gji nga nëna e saj.

Sipas mediave britanike, ajo ka humbur jetën te midis prindërve të saj, ndërkohë që ende nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes së saj.

Nëna e saj, filloi të ushqejë me gji foshnjën e saj, Lunën rreth orës 21:30 dhe të dy prindërit e rraskapitur ranë në gjumë.

Nëna e saj u zgjua katër orë më vonë për të zbuluar se Luna nuk po reagonte dhe u deklarua e vdekur nga ndihmësit e mjekut 50 minuta më vonë.

Luna lindi dy javë para kohe në 9 maj 2020, nga operacioni cezarian i urgjencës. Një ekzaminim pas vdekjes u krye, por shkaku i vdekjes u regjistrua si “i papërcaktuar”.