E rëndë! Humbin jetën mbi 1 mijë gra shtatzëna si pasojë e Covid-19

Covid-19 ka prekur në mënyrë kritike gratë shtatzëna në Brazil.

Sipas BBC deri më tani kanë humbur jetën më shumë 1 mijë gra.

Një në pesë gra që vdiqën nuk mund të trajtohej në kujdesin intensiv, ndërkohë një në tre gra nuk i vendosej ventilatori.

Deri më tani Brazili ka regjistruar më shumë se 530,000 vdekje si pasojë e koronavirusit dhe vetëm 45% e popullsisë ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.