Shtohen rastet me Covid-19, SHBA paralajmëron mbyllje kufiri
SHBA paralajmëron të mbyllë kufirin për disa shtete evropiane dhe jo vetëm për shkak të rritjes së numrit të infektuarve me koronavirus në këto vende.
Qendrat amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara, kanë dhënë paralajmërime kundër udhëtimit në Spanjë, Portugali, Qipro dhe Kirgizi.
Në qershor të këtij viti, SHBA ka hequr paralajmërimet për udhëtime në më shumë se 110 shtete dhe territore, mirëpo teksa rastet e të infektuarve rriten ccdo dite e me shume masat ekstreme pritet të rikthehen.
Teksa pritet që këto masa të hyjnë në fuqi, departamenti amerikan për Çështje të Veteranëve është bërë agjencia e parë e madhe federale në SHBA, që i kërkon stafit të saj të marrin vaksinat kundër koronavirusit
Ndërkohë edhe 60 organizata të shëndetit publik i kanë bërë thirrje institucioneve shëndetësore t’u kërkojnë punëtorëve që vaksionohen.
Mirëpo ende nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë për punonjësit shëndetësorë që refuzojnë imunizimin.
Në Shtetet e Bashkuara nuk ka ligj federal që përcakton se punëdhënësit mund t’iu kërkojnë punonjësve, që janë fizikisht në vend të punës, të vaksinohen.
Disa prej tyre janë shprehur se hezitojnë të marrin vaksinën, pasi ende nuk kanë marrë miratim të plotë nga Administrata amerikane për Ushqim dhe ilaçe.
