Video/ Shpërthim i fuqishëm në fabrikën kimike në Gjermani, 1 viktimë dhe 16 të plagosur
Një shpërthim i madh ka ndodhur në një fabrikë kimike dhe farmaceutike në qytetin Leverkuzen, Gjermani.
Një person është raportuar i vdekur, sipas televizionit Welt, si pasojë e shpërthimit të madh në një park industrial në qytetin gjerman Leverkuzen.
Të paktën 16 persona janë plagosur dhe pesë janë të zhdukur, ka raportuar agjencia e lajmeve, Associated Press.
"Shtëpitë filluan të lëkunden", thanë dëshmitarët okularë , sipas rrjetit televiziv gjerman RTL.
Ndërkohë autoritetet në Nordrhein-Westfalen po u bëjnë thirrje banorëve të mbyllin dritaret dhe dyert në banesat e tyre.
#bayer firmasinda siddetli patlama... pic.twitter.com/ub2VwRZi3u
— Absürt Herif (@Mmy075) July 27, 2021
Sipas Bild, ka rrezik që zjarri të përhapet në një ndërtesë me lëndë djegëse, ndërsa në një distancë të shkurtër nga zjarri ndodhen depozitat me 100,000 litra hekur të lëngshëm të ndezshëm.
Policia në qytetin e afërt, Këln, ka thënë në Twitter, se është duke mbyllur disa autostrada në zonën në Leverkuzen, për shkak të “dëmit të madh”.
