SHBA tërheq trupat nga Iraku deri në fund të vitit
Deri në fund të vitit amerikanët do të përfundojnë misionin ushtarak në Irak dhe një pjesë do të qëndrojnë vetëm për të stërvitur e këshilluar ushtrinë irakiane. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i SHBA-së, Joe Biden, teksa për të ky njoftim shënon fundin e një lufte tjetër.
SHBA do të tërheqin trupat ushtarake nga Iraku. Presidenti Joe Biden ka thënë se forcat amerikane do të largohen nga Iraku deri në fund të këtij viti edhe pse trupat do të vazhdojnë stërvitjen dhe këshillimin ndaj ushtrisë irakiane.
Ky vendim i Presidentit amerikan erdhi pas një konsultimi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin e Irakut Mustafa al-Kadhimi.
Në Irak ka ende 2 mijë e 500 trupa ushtarake amerikane që po ndihmojnë në luftën kundër ISIS.
Disa parti politike në Irak kanë kërkuar tërheqjen e të gjitha forcave nga koalicioni global i udhëhequr nga SHBA-ja kundër ISIS-it, pavarësisht kërcënimeve të vazhdueshme të grupit xhihadist suni.
Ndërkohë milicitët shiitë janë akuzuar nga SH.B.A. për kryerjen e qindra sulmeve me raketa dhe dronë mbi bazat ushtarake Irakiane që presin forcat e koalicionit në një përpjekje të dukshme për t'i bërë presion që të largohen.
Për presidentin e SHBA, njoftimi shënon fundin e një lufte tjetër që filloi në periudhën e ish-presidentin George W Bush.

