Talebanët po rimarrin kontrollin, qeveria afgane dorëzohet në disa zona

Militantët talebanë, kanë detyruar qeverinë afganë të braktisë disa nga qendrat administrative të saj, ndërkohë shumë të tjera I ka marrë me forcë.

Sipas burimeve, deri më tani ato kanë marrë kontrollin e veriut dhe veri-lindjes së vendit, si dhe provincat qendrore si Ghazni dhe Maidan Ëardak. Gjithashtu në rrezik janë qytetet kryesore si Kunduz, Herat, Kandahar dhe Lashkar Gah.

Në provincën Hera, në vetëm 10 ditë vihet re një përparim i fuqishëm nga forcat talebane, i cili është ne progres.

Në këto zona të pushtuara, militantët janë zotuar të kontrollojnë qendrat administrative, selinë e policisë dhe të gjitha institucionet e tjera qeveritare. I gjithë ky vrull i tyre, kryesisht u ndikua nga tërheqja e trupave amerikanë të cilat ruanin rendin në këto zona.

Autoritet afgane thonë se kanë dërguar përforcime në të gjitha qytetet kryesore që kërcënohen nga talebanët.

Luftimet mes palëve kanë detyruar shumë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre ku rreth 300,000 janë zhvendosur që nga fillimi i vitit.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët , thotë se një valë e re e zhvendosjes së brendshme në provincat e Badakhshan, Kunduz, Balkh, Baghlan dhe Takhar vjen ndërsa talibanët kanë kapur pjesë të mëdha të territorit rurale.