CDC po shqyrton udhëzimet për përdorimin e maskave për të vaksinuarit

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) pritet të shpallin udhëzimet e rishikuara për përdorimin e  maskave për personat, që janë  plotësisht të vaksinuar, pas rritjes së rasteve  me Covid-19 dhe përhapjes së variantit më Delta.

Zyrtarët thanë për  Reuters se pritet që  CDC rekomandojë, se  qytetarët që janë plotësisht të vaksinuar t'i mbajnë maska ​​në ambientet e brendshme, të paktën në disa raste, por detajet janë të paqarta.

CDC dhe Shtëpia e Bardhë nuk pranuan të komentojnë.

Qendrat Amerikane do të japin një konferencë shtypi për udhëzimet e tyre të rishikuara sot në mesnatë me orën lokale.