Ministrja gjermane e Drejtësisë kundër vaksinimit me detyrim

Pas debateve për vaksinimin kundër Covid 19, ministrja gjermane e Drejtësisë, ka deklaruar se nuk do të ketë vaksinim me detyrim, duke e konsideruar të pamundur. Megjithatë të vaksinuarve dhe atyre që e kanë kaluar Covid-19, po mendohet tu jepen më shumë të drejta.

Ministrja gjermane e Drejtësisë, Christine Lambrecht, ka hedhur poshtë zërat për vaksinim të detyrueshëm për të gjithë, pas debateve të zhvilluara së fundmi në Gjermani, për më shumë kufizimeve për njerëzit e pavaksinuar.

Ajo e sheh të pamundur këtë propozim, duke u shprehur tërësisht kundër.

 “Kjo ka të bëjë me faktin se kjo vaksinë nuk ka kohë që ka dalë në treg, dhe unë nuk mendoj se detyrimi për vaksimin nuk është i nevojshëm,” tha ministrja në një intervistë për Deutschlandfunk.

Ministrja po ashtu është kundër vaksinimit të detyrueshëm edhe për punonjësit e sektorit e shëndetësisë ose të sektorëve të tjerë.

Ata që punojnë në spitale ose qendra përkujdesjeje dhe që nuk pranojnë të vaksinohen mund të detyrohet vetëm që të testohen rregullisht, tha Lambrecht.

Megjithatë të vaksinuarve dhe atyre që e kanë kaluar Covid-19, po mendohet tu jepen më shumë të drejta. 

Kryetari i Shoqatës së Mjekëve, Frank Ulrich Montgomery, mendon se nuk ka asnjë arsye për t’u kufizuar të drejtat themelore të vaksinuarve dhe atyre që janë imunë “vetëm sepse disa skeptikë të përjetshëm i shmangen vaksinimit”.

Deri tani në Gjermani janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit rreth gjysma e banorëve, pra rreth 41.1 milion vetë. 50.6 milion, pra  60.9 përqind kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Ndërkohë, qevria gjermane, po diskuton që ata që nuk duan të vaksinohen në të ardhmen duhet që t’i paguajnë vetë shpenzimet për testimin e detyrueshëm.