Rrëshqitja masive e dheut, varrosen nën dhe 59 familje në Indi
Shirat e rrëmbyeshëm në disa zona të Indisë, përveç kërcënimit të përmbytjeve, kanë sjellë edhe rrëshqitje masive dherash. Kjo është situata aktuale,ku vërshimi i gurëve ka shkatërruar fshatrat, rrugët, por edhe janë përplasur mbi automjete.
Një nga fshatrat më të goditur është Talai, i pozicionuar në jug të Mumbait, ku 59 familje u varrosën totalisht nga një rrëshqitje masive e dheut. Rasti më i fundit i shënuar si pasojë e këtij fenomeni natyror është të dielën me 9 persona të vdekur. Automjeti është goditur nga rrëshqitjet në shtetin verior Indian, ku vetëm dy persona arritën të mbijetonin.
Ende vijojnë përpjekjet për evakuimin e banorëve, por sipas autoriteteve vendase, moti i keq, terreni i vështirë, pengojnë operacionin e kërkim-shpëtimit.


