“Klithma”/ Goditet grupi shqiptaro-grek i trafikut të drogës në Spanjë, prangosen 8 persona (Video)
Tetë persona me origjinë shqiptare dhe greke, të cilët ishin pjesë e një organizate kriminale janë vënë në pranga nga Garda Civile pas një operacioni kundër trafikut të drogës në Malaga, Spanjë.
Mësohet se të arrestuarit kanë rënë në pranga në kuadër të operacionit ‘Klithma’ i Gardës Civile, që goditi grupin kriminal i cili kultivonte marijuanë në shtëpitë në provincën e Malaga.
Sipas mediave spanjolle hetimi filloi pasi agjentët ranë në gjurmët për ekzistencën e një shtëpie të izoluar në qytetin Torrox ku mund të kishte një plantacion të marijuanës brenda.
Por pas hetimeve dhe disa pyetjeve ata zbuluan se rreth shtëpisë kishte lëvizje të çuditshme të njerëzve që hynin dhe dilnin nga ferma me automjete të ndryshme me qira.
Në këtë mënyrë policia ka rënë në gjurmët e trafikantëve, ku dhe i ka arrestuar.
Si rezultat i operacionit janë sekuestruar edhe një mijë bimë marijuanë, 3 automjete, dokumentacione dhe materiale të ndryshme për kultivimin dhe përpunimin e lëndës narkotike.
Të arrestuarit iu dërguan autoritetit gjyqësor, i cili caktoi masën arrest me burg për të gjithë ata.

