Vrasje gjatë protestave në Iran/ Protestuesit kërkojnë ujë, policia hap zjarr ndaj tyre
Irani ndodhet në një situatë kaotike, pasi protestat kanë përfshirë mbarë territorin. Përplasjet kanë qenë të ashpra dhe deri me tani janë raportuar 3 viktima, të cilat janë një efektiv policie dhe dy të rinj.
Irani është përfshirë nga protesta masive dhe të ashpra për shkak të mungesës së ujit në disa zona shumë të nxehta. Përplasjet mes protestuesve dhe policisë ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit. Deri më tani është raportuar vrasja e një efektivi dhe e dy të rinjve. Këta 2 të fundit dyshohet se janë qëlluar nga forcat e policisë.
Ndërkohë autoritetet iraniane, mohojnë vrasjen nga ana e piclisë së dy të rinjve. Nga ana tjetër, zëdhënësi i DASH, Ned Price, ka deklaruar se po e ndjek nga afër çështjen dhe se do të shqyrtohen të gjitha raportet me të cilat policia iraniane akuzohet.
Kulmi i këtyre protestave të dhunshme është zhvilluar në Khuzestan dhe disa stacione të metrosë në Teheran.
Punëtorët dhe fermerët janë ato dominojnë tek këto tubime masive, pasi janë dhe po të cilwt që preken drejt për së drejti nga mungesa e ujit.
